Home / roze / Jennifer Aniston pret një Oscar dhe…

Jennifer Aniston pret një Oscar dhe…

aniston3U bë e famshme 20 vite më parë për rolin e saj në serialin e famshëm “Friends” dhe që prej asaj kohe nuk i është ndarë ekranit duke ndërtuar një karrierë të suksesshme, të cilës i mungon vetëm Oscar-i.

E duket se këtë vit me rolin e saj në filmin “Cake”, Jennifer Aniston mund të jetë në listën e aktoreve të çmimeve prestigjoze, nëse parashikimet e deritanishme rezultojnë të vërteta.

Megjithatë mungesa e çmimit nuk është ajo që trishton Jennifer. Aktorja u fotografua në Kaliforni të martën e buzëqeshur dhe e lumtur teksa hipte në makinë.

Nominimi mund të rivendosë në tapetin e kuq 45-vjeçaren dhe të dashurin e saj aktual, Justin Theraux me ish-bashkëshortin Brad Pitt, i cili në 2009-ën së bashku me Angeline Jolie shmangu përballimin me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published.