Bota

Mbledhje kinezo-japoneze në Pekin, e para e këtij niveli prej tre vitesh

JAPAN-CHINA-DIPLOMACYKryeministri japonez, Shinzo Abe, dhe presidenti kinez, Xi Jinping, zhvilluan sot në Pekin takimin e tyre të parë dypalësh, pak para Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), një shenjë e parë e shkrirjes së akullit në marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve.

Marrëdhëniet mes ekonomisë së dytë dhe të tretë botërore kanë degraduar shumë për shkak të një mosëmarrëveshje territoriale dhe historike.

“Shumë vende shpresojnë në këtë mbledhje mes Japonisë dhe Kinës, dhe jo ventëm kombet aziatike. Unë mendoj se kemi bërë një hap të parë drejt një përmirësimi të marrëdhënieve dypalëshe”, deklaroi Abe në përfundim të mbledhjes.

“Kina shprson që Japonia të vazhdojë në rrugën e zhvillimit paqësor dhe të miratojë politika ushtarake dhe të mbrotjes të kujdeshme”, deklaroi nga ana e tij Xi Jinping, i cituar nga agjencia Kina e Re.

Marrëdhëniet e Japonisë me fqinjët e saj vazhdojnë të influencohen nga kujtimet e masakrave të trupave perandorake gjatë pushtimit të pjeshëm të Kinës (1931-1945) dhe kolonizimi i gadishullit korean

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button