Home / roze / Ja si fluturon Superman-i

Ja si fluturon Superman-i

superman-fluturonHenry Cavill u ngrit në fluturim në rolin e tij si Superman gjatë xhirimeve në Illinois të filmit ‘Batman V Superman: Dawn Of Justice’. I lidhur me litarë, aktori muskuloz britanik u pa i veshur me kostumin e superheroit duke u ngritur në qiell me një lehtësi të jashtëzakonshme.

Në sheshxhirim ishte e pranishme edhe aktorja Amy Adams, e cila interpreton në film rolin e Lois Lane, të dashurës së Superman-it.

Rolin e Batmanit do e luajë aktori Ben Affleck, i cili në filmat me superheronj ka eksperiencë pasi në vitin 2003 ishte personazhi kryesor i ‘Daredevil’.

Filmi ‘Batman V Superman: Dawn Of Justice’ do të shfaqet për herë të parë në kinema në 25 mars 2016.

Leave a Reply

%d bloggers like this: