Bota

Takim i shkurtër mes presidentëve Obama dhe Putin

Presidenti amerikan, Barack Obama dhe homologu rus, Vladimir Putin zhvilluan një takim të shkurtër sot në Pekin në kuadër të samitit të Azi-Paqësorit (APEC), njoftoi një zyrtar i lartë amerikan.

putin_obama

”Dy drejtuesit, të angazhuar prej disa muajsh në një matje forcash për krizën ukrainase, kanë zhvilluar thjesht një takim të shkurtër gjatë të cilit nuk kanë pasur kohë të diskutojnë problemet”, theksoi zyrtari i cili kërkoi të mos identifikohej.

Ky takim u zhvillua në një kohë kur materiale të rënda ushtarake janë nisur drejt Donetskut, në lindje të Ukrainës duke rritur frikën për një luftë në këtë bastion separatist prorus, pavarësisht paralajmërimeve perëndimore drejtuar Moskës.

Takimi i fundit mes Obamës dhe Putin daton në fillim të muajit qershor, në Francë.

Dy krerët u takuan për 10 minuta në kuadër të festimeve me rastin e 70-vjetorit të Zbarkimit në Normandi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button