Bota

Një xhamie i vihet zjarri nga ekstremistët izraelitë

ee838-295x200Një xhami në Cisjordaninë e pushtuar ishte shënjestër e një zjarri kriminal që i ngarkohet kolonëve izraelitë gjatë mbrëmjes së djeshme, sipas përgjegjësve palestinezë të sigurisë.

“Kolonët i vunë zjarrin katit të parë të xhamisë në qytetin Al Mugheir që ndodhet pranë kolonisë izraelite Shilo dhe një rruge që lejohet të kalojnë vetëm kolonët”, deklaroi një nga përgjegjësit palestinz të sigurisë, duke kujtuar se në vitin 2012 një xhamie tjetër të këtij fshati i ishte vënë zjarri.

Prej disa vitesh, kolonët ekstremistë si dhe aktivistë të ekstremit të djathtë të angazhuar me parrullën “paguaj që të lutesh”, kanë zhvilluar agresione dhe akte vandalizmi kundër palestinezëve, arabëve izraelit, vendeve myslimane dhe kristiane të kultit, madje edhe ndaj ushtrisë izraelite.

Tensione të forta kanë pushtuar Jeruzalimin lindor dhe Cisjordaninë, që shënjohen nga përplasjet mes manifestuesve palestinezë dhe forcave izraelite si dhe me atentate të ndryshme.

Ushtria izraelite ka dërguar përforcime në Cisjordani, ndërkohë që policia ka bërë të njëjtën gjë në të gjithë territorin izraelit pas një atentati vdekjeprurës në Tel Aviv.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button