Kosova

Abdixhiku: Kosovës i duhen 50 vjet për të arritur mesataren evropiane të rritjes ekonomike

Lumir-Abdixhiku1-690x388Drejtori ekzekutiv i Institutit “RIINVEST” Lumir Abdixhiku ka thënë se ekonomia e Kosovës është ballafaquar në vazhdimësi me probleme, sipas tij, ne kemi pasur rritje mesatare ekonomike 2.5 për qind në tre vitet e fundit. Kjo sipas Abdixhikut është tepër e ulët për shkak të nevojave të mëdha që ka Kosova për të gjeneruar shumë më shumë rritje ekonomike.

Ekonomia është ballafaquar me plotë probleme, ku kemi pasur 2.5 për qind rritjen mesatare në tre vitet e fundit. Kosovë si duhen pesë dekada për të arritur ne mesataren evropian të rritjes ekonomike”, thekson Abdixhiku.

Sipas tij, të ardhurat për kokë banori në Kosove janë më të ulëta për 2.5 herë më të ulëta se në Mal të Zi po ashtu këto të ardhura janë më keq edhe se disa vende të rajonit.

“Në Kosovës ka një fuqi punëtore prej 1.2 milionë veta deri sa të punësuar kemi 500 mijë veta. Norma e papunësisë i prekë më së shumti të rinjtë”, thekson drejtori i Institutit “RIINVEST” Lumir Abdixhiku në tryezën “Klima e Biznesit në Kosovë 2014″, shkruan Telegrafi.

Tregtia sipas tij, është renduar pasi që varet prej importit po ashtu është thelluar edhe deficiti tregtar. “Ne vazhdojmë të thellojmë hendekun tregtar. Importin kryesor prej 12 për qind e kemi nga Serbia kurse eksportojmë më së shumti në Itali”.

Edhe të investimet e huaja Abdixhiku ka thënë se kemi trendë negative, pasi investimet e huaja direkte kanë rënë në 250 milionë euro ndërsa remitencat në 600 milionë euro.

Por sipas tij, Kosova përkundër trendëve negative ia ka dal që ta ruaj stabilitetin financiar e po ashtu ka mbajtur edhe borxhin publik në parametra normal. “Ekonomia nuk po arrin të marr veten ky stagnim buron nga stagnimi i sektorit privat. Ky sektor është në gjendje kritike pasi që bizneset e reja po shuhet dhe krijohen me shumë vështirësi.

Aktualisht në Kosovë janë të regjistruar 120 mijë biznese kurse funksionale vetëm 60 mijë biznese.

Drejtori i “RIINVEST”-it ka thënë se kriza pulitke ndikon dhe duhet tejkaluar pasi që nëse buxheti nuk miratohet deri më 31 janar atëherë rrezikojmë mbylljen e shtetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button