Bota

G20 – Putin: Hollande të minimizojë rreziqet për marrëdhëniet mes dy vendeve

Presidenti rus, Vladimir Putin i kërkoi sot homologut francez, François Hollande të minimizonte rreziqet dhe pasojat negative të tensioneve ndërkombëtare për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Putin_1380430f“Duhet bërë gjithçka që kemi mundësi për të minimizuar rreziqet dhe pasojat negative për marrëdhëniet tona dypalëshe”, deklaroi Vladimir Putin pas një takimi dypalësh në kuadër të samitit të G20-s në Brisbane.

Çështja e nxehtë e livrimit të vonuar nga Franca, në pritje të zgjidhjes së krizës në Ukrainë, të dy anijeve luftarake ”Mistral” në Rusi nuk u diskutua gjatë këtij takimi.

“Ne kemi aktualisht shumë mosmarrëveshje përsa i përket çështjeve ndërkombëtare, për këtë arsye është e nevojshme të takohemi sërish dhe të diskutojmë për këto probleme”, theksoi presidenti rus që shkëmbeu një shtrëngim duarsh të ftohtë me presidentin francez, François Hollande.

Duke përmendur krizën ukrainase dhe përpjekjet e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit ukrainas, Petro Poroshenko për zgjidhje, presidenti francez u shpreh i gatshëm për të vazhduar këtë marrëdhënie.

“Ne nuk duhet të vuajmë për një kohë të gjatë mosmarrëveshjet që ekzistojnë”, nënvizoi ai duke përmendur detyrën e tyre të përbashkët për zgjidhjen e krizave që ndodhin në Ukrainë dhe në mbarë botën, atje ku ne kemi përgjegjësi.

”Rusia ashtu si Franca duhet të marrin përgjegjësitë për zgjidhjen e këtyre çështjeve”, theksoi François Hollande para gazetarëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button