Home / Politika / Rama takim në presidencë me Nishanin

Rama takim në presidencë me Nishanin

0401-PRESIDENCA-1-660x301Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot paradite një takim në presidencë me Kreun e Shtetit Bujar Nishani.

Edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtare për çështjen e këtij takimi që zgjati 20 minuta, por mendohet se është diskutuar për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë  dhe Guvernatorit të ri.

Por takimi i Kryeministrit me Presidentin Nishani vjen edhe një ditë pasi Presidenca u ankua për buxhetin që i është përcaktuar për vitin 2015.

Përmes një letre drejtuar kreut të Kuvendit dhe krerëve të grupeve parlamentare Presidenti Nishani theksonte se fondi për Presidencën është ulur me 3.4%, çka rrezikon disa prej aktiviteteve që ky institucion ka në axhendë për të organizuar për vitin që vjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.