Kosova

Kryetarët e degëve të PDK-së, mbështesin koalicionin me LDK-në

pdk-041114-339x200Kryetarët e degëve të PDK-së, e mbështetën unanimisht Koalicionin e PDK-së me LDK-së, për themelimin e institucioneve.

Kjo thuhet në një komunikatë për media të dërguar nga ky subjekt politik.

Më tej, shkruan se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi mbajti mbledhjen e rregullt me kryetarët e degëve të PDK-së, lidhur me situatën aktuale politike në Kosovë.

Sipas komunikatës, Thaçi i njoftoi kryetarët e degëve për arritjen e marrëveshjes për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës për themelimin institucioneve të Kosovës.

“Kryetarët e degëve i dhanë përkrahje unanime arritjes së koalicionit ndërmjet dy forcave politike, që garantojnë stabilitet politik dhe perspektivë evropiane për Kosovën”, thuhet në komunikatë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button