Horoskopi

Horoskopi për datën 21 nëntor 2014

horoskopiDashi

Do t’ia arrini që të merrni atë që dëshironi vetëm nëse do të tregoheni të bindur me atë që do të bëni. Ditë me fat.

Demi

Një ditë mund të pendoheni për vendimet e gabuara që mund të merrni sot, ndaj mos veproni me nxitim dhe mos u besoni të tjerëve.

Binjakët

Ata që i konsideroni miq do t’jua prishin humorin sot. Por Jupiteri do t’ju favorizojë gjendjen ekonomike. Në dashuri do të jeni të lumtur.

Gaforrja

Merrni në konsideratë çdo situatë që mund t’ju vërë në siklet sot, sepse dikush do t’ju ofendojë rëndë, ndërsa do ju hapë edhe probleme.

Luani

Mendja dhe zemra juaj do të jenë shumë në kontradiktë me njëra-tjetrën sot. Por e mira është që të dëgjoni zemrën, përderisa ndiheni të lumtur.

Virgjëresha

Mos e lejoni veten që të “bini” në një histori që mund t’ju rezervojë ndonjë surprizë të keqe. Qëndroni me këmbë në tokë dhe mos jini impulsiv.

Peshorja

Do të karakterizoheni nga një sjellje që do të lëndojë kolegët tuaj të punës ose edhe një person shumë të afërt për ju.

Akrepi

Sot do të hidhni bazat për një projekt të ri, por duhet të impenjoheni seriozisht deri në fund nëse dëshironi të merrni rezultate.

Shigjetari

Ngjarje të kënaqshme do t’ju sjellin humorin e mirë: dashuri dhe shumë kurajë. Jupiteri do të favorizojë disa situata ekonomike.

Bricjapi

Bëni një listë të gjërave që do të bëni sot dhe kini durimin t’i zbatoni deri në fund, sidomos ato më të rëndësishmet.

Ujori

Veçanërisht sot përpiquni që të mos i harroni personat që ju duan dhe jini të sinqertë me ta. Të reja të bukura në dashuri.

Peshqit

Shumë thashetheme do të dëgjoni për veten, por mos e humbni toruan dhe bëni sikur nuk dini asgjë, sepse ato do të mbarojnë ashtu siç nisën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button