Home / Arte / ”Vienna Night”/ Të ardhurat e aktivitetit dhurohen për fshatin SOS

”Vienna Night”/ Të ardhurat e aktivitetit dhurohen për fshatin SOS

Në datën 26 nëntor 2014, ora 14:40 pranë fshatit SOS (Fshatrave të Fëmijëve në Shqipëri) do të zhvillohet edhe ceremonia e dorëzimit të çekut të të ardhurave, të cilat u siguruan nga shitja e biletave të aktivitetit të quajtur ”Vienna Night”.

vienaAmbasada Austriake në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë dhe zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë, pasi e organizuan aktivitetin në datën 25 tetor 2014, ora 19:00 në TKOB, të ardhurat të cilat u siguruan nga shitja e biletave do t’ja dhurojnë SOS, Fshatrave të Fëmijëve në Shqipëri me anën e një ceremonie, nëpërmjet së cilës do të dorëzohet edhe çeku.

Në ceremoni do të jenë të prnishëm Ambasadori i Republikës së Austrisë në Shqipëri, Thomas Schnöll, Drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, Ilir Kerni, Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Shqipëria, Avni Ponari, dhe këshilltari për Kulturën pranë Kryeministrisë, Fate Velaj. Ndërkohë Zv. Kryetari i Parlamentit të Austrisë,  Karlheinz Kopf i cili do të ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri, do të jetë i pranishëm gjatë ceremonisë, dhe do të dorëzojë edhe çekun e të ardhurave.

” Vienna Night” erdhi si një aktivitet i cili u realizua në kuadër të  festimeve të Festës Kombëtare të Austrisë, në të cilën mori pjesë edhe artisti i njohur Eno Peci, balerini i parë i trupës së Baletit të Operas Shtetërore të Vjenës, Dagmar Kronberger dhe Ketevan Papava, pjesëtare të Trupës së Baletit të Operas Shtetërore të Vjenës, të cilët u shoqëruan nga trupa e Baletit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Ideja dhe vizualizimet skenografike të aktivitetit u realizuan nga Fate Velaj (Këshilltari për Kulturën pranë Kryeministrisë).

Leave a Reply

%d bloggers like this: