Kosova

Mesazhi i Jahjagës: Mandat deri më 2016

Presidentja Atifete Jahjaga ka mandat kushtetues deri në vitin 2016. Kjo është përgjigja që Zyra e Presidentes ka dhënë në lidhje me përfshirjen eventuale të postit të presidentit në marrëveshjen për ndarjen e pushtetit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

mesazhi-i-jahjag-euml-s-ndash-mandat-deri-m-euml-2016_2_hd (1)“Bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese (korrik 2012) mandati i Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, është 5 vjeçar dhe rrjedhimisht përfundon në vitin 2016″, ka thënë Arbër Vllahiu, këshilltar dhe zëdhënës i presidentes së vendit.

Nënshkrimi i deklaratës parimore ndërmjet Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës për bashkëqeverisje në mandatin e ardhshëm u bë në prani të presidentes Jahjaga dhe ambasadores amerikane në Prishtinë, Tracey Jacobson. Por, prania e Jahjagës dhe Jacobsonit nuk është paraqitur qoftë nga forma e garantueseve apo bashkëpjesëmarrjes në marrëveshje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button