Bota

Kongresi gati të financojë luftën kundër ISIS-it.

Buxheti urgjent i kërkuar nga presidenti Barack Obama për të financuar operacionet ushtarake kundër organizatës Shteti Islamik (ISIS) në Irak dhe Siri u pranua nga negociuesit e Kongresit amerikan dje në mbrëmje, në pritje të një votimi në ditët në vijim.

kongresi-amerikan2Plani i stërvitjes dhe i pajisjes së rebelëve sirianë të moderuar, i propozuar nga presidenti amerikan, pritet të shtyhet. Ky plan ishte autorizuar deri në 11 dhjetor nga Kongresi, në muajin shtator.

Komisionet e Mbrojtjes të Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit bënë publike dje në mbrëmje në Uashington tekstin përfundimtar të ligjit mbi buxhetin 2015 të mbrojtjes, në përfundim të disa muajsh negociatash.

Buxheti ushtarak prej pesë miliardë dollarë i kërkuar nga presidenti Obama përbëhet nga dy pjesë, një prej 3,4 miliardë dollarë për të financuar vendosjen e trupave amerikane në kuadër të operacioneve “Vendosmëri Absolute”, dhe 1,6 miliardë për një program stërvitjeje dhe armatimi të forcave irakiane dhe kurde për dy vite.

Në total ligji mbi buxhetin e mbrojtjes 2015, parashikon 584,2 miliardë dollarë shpenzime ushtarake, ku 63,7 miliardë për operacionet jashtë vendit (Afganistan, Irak, etj.).

Shpenzimet ushtarake përfaqësojnë pak më shumë se sa gjysmën e buxhetit të SHBA-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button