Politika

Bojkoti në Kuvend, Balla: Kreu i PPE pranoi që kemi realizuar kërkesat e opozitës

Nënkryetari i Grupit të PS, njëherësh dhe nënkryetar i Komisionit të Integrimit në Kuvend, Taulant Balla u shpreh sot në një prononcim për mediat pas takimit që delegacioni shqiptar i kryesuar nga Kryeminsitri Rama zhvilloi sot në Bruksel me Kryetarin e Grupit të Partive Popullore Europiane, Manfred Ëeber, se informuam zotin Weber që prej javësh, tashmë, kemi miratuar në Kuvendin e Shqipërisë ngritjen e dy komisioneve hetimore.

taluant-balla-ps1Madje, tha Balla, ‘presim që opozita të marrë drejtimin sikurse i takon përmes ligjit të komisioneve hetimore dhe të zërë vendet në këto komisione  hetimore”.

“E informuam, gjithashtu, për sa i përket çështjes së hapësirës që i jepet opozitës në Parlamentin e Shqipërisë. Kemi bërë një ndryshim në Rregulloren e Kuvendit ku tashmë opozita mund të flasë sa herë të dojë dhe kur të dojë”, u shpreh Balla.

Deputeti Balla, u shpreh se, “ndamë të njëjtin qëndrim me kryetarin Weber që të ruajmë një kanal komunikimi të përhershëm me opozitën, pasi ne duam që e njëjta frymë komunikimi që ekziston këtu, në Parlamentin Europian, ndërmjet grupit S&D dhe grupit të Partive Popullore Europiane të ekzistojë në Shqipëri, sepse duam që bashkëpunimi me opozitën, për sa i përket marrëdhënieve me Parlamentin Europian, marrëdhënieve me Komisionin ta kemi të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm”.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse mund të themi pas kësaj që një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës të mund të gjendet së shpejti, Balla u shpreh se, “fakti që edhe nga bashkëbiseduesi ynë, që është kryetari i EPP-së, u pranua që të gjitha kërkesat e opozitës ne i kemi realizuar, mbetet në vlerësimin e vetë Partisë Demokratike që në funksion të tyre të ushtrojë rolin e vetë kushtetues në Kuvendin e Shqipërisë”.

Përsa i përket diskutimit në takim të njërës prej kërkesave të opozitës që është dekriminalizmi i parlamentit, Balla theksoi se, “Opozita ka shtruar si shqetësim të vetin incidentin e ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë në 10 korrik 2014. E informuam zotin Weber se për këtë rast ne kemi nxitur institucionet e drejtësisë të bëjnë detyrën ë tyre. Informuam për procedurat e ndjekura dhe për stadin e hetimeve dhe të procedimit gjyqësor. Sikurse, ne e kemi thënë që prej ditës së parë që dënojmë çdo formë dhunë në Kuvendin e Shqipërisë”.

Për sa i përket çështjes së dekriminalizimit, tha Balla, “të paktën, Partia Socialiste këtu është forca e vetme politike që përpara se depoziton listën e kandidatëve, për secilin prej kandidatëve i kërkon një lloj deklarimi që vjen nga institucionet e Prokurorisë dhe të Ministrisë së Drejtësisë për të vërtetuar nëse më parë kanë pasur përshkrime kriminale në veprimtarinë e tyre.  Këtë gjë ne e kemi bërë prej ditës tonë të parë dhe jemi të qetë për sa i përket pastërtisë së figurës së atyre që kandidojnë në emër të Partisë Socialiste”.

Për sa i takon takimit ndërparlamentar, deputeti Balla tha se, “Kjo ka qenë një çështje më shumë procedurale. Kuvendit të Shqipërisë i është propozuar një datë, ndërkohë që vetë Kuvendi i Shqipërisë, ne, kishim propozuar një datë tjetër.  Ju duhet të kuptoni se dhe vetë PE nuk është në një kohë të përshtatshme për të zhvilluar takime të këtij karakteri. Por, le të shpresojmë që edhe data 18 të shërbejë si edhe një datë që të mund ta përdorin deputetët e opozitës për t’u rikthyer në Parlament”.

Ndërsa, lidhur me numrin e të shkarkuara nga administrata publike, Nënkryetari i Grupit të PS, njëherësh dhe nënkryetar i Komisionit të Integrimit në Kuvend, Taulant Balla, deklaroi se, “të paktën në këtë çështje institucionet europiane janë të mirënformuara, sepse i gjithë procesi i implementimit të Ligjit të Nëpunësit Civil, ndiqet, monitorohet përditë, 24 orë, nga Komisioni Europian. Çdo lëvizje e vetme në sistemin e administratës publike raportohet këtu në Bruksel. Të gjithë e dinë që shifrat që raporton opozita janë tërësisht të pavërteta”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button