Bota

Bagdadi kërkon më shumë armatime dhe sulme ajrore nga Uashingtoni

ee996-300x200Kryeministri irakian, Haidar al Abadi, i kërkoi sot SHBA-së më shumë armatime dhe sulme ajrore për të luftuar kundër xhihadistëve të grupit Shteti Islamik (ISIS).

Forcat irakiane kanë nevojë për më shumë sulme ajrore nga avionët e koalicionit antixhiahdist si dhe për armatime të rënda, i deklaroi Abadi sekretarit amerikan të Mbrojtjes Chuck Hagel në fillim të bisedës së tyre në kryeqytetin irakian.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, mbërriti sot në Bagdad për një vizitë të pa deklaruar dhe që i dedikohet luftës kundër xhihadistëve të grupit ekstremist Shteti Islamik (ISIS) sipas gazetarëve në terren.

Ai i kërkoi krerëve irakianë të ngrenë një qeveri gjithpërfshirëse të aftë të fitojë besimin e komuniteteve të ndryshme etnike dhe fetare të vendit.

Gjenerali amerikan, James Terry, njoftoi dje se vendet anëtare të koalicionit ishin gati të dërgonin rreth 1 500 trupa në Irak me qëllim intensifikimin e luftës kundër ISIS-it.

Kjo është vizita e parë e Hagel në Irak por me shumë mundësi edhe e fundit pasi ai shumë shpejtë do të zëvendësohet nga Ashton Carter si sekretar i Mbrojtjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button