Home / Politika / Meta takon Ramën: Janë pjekur rrethanat që opozita të vijë në Kuvend

Meta takon Ramën: Janë pjekur rrethanat që opozita të vijë në Kuvend

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, është takuar paraditen e sotme me kryeministrin Edi Rama, ndërsa më pas u shpreh se nuk kishin biseduar për çështjen e Guvernatorit të ri të Bankës Qendrore.

Konferenca-për-shtyp-e-Kryetarit-të-Kuvendit-të-Shqipërisë-Ilir-Meta-2-525x350-1314Në një prononcim për mediat, Meta tha se parlamenti do të përmbushë të gjitha detyrimet kushtetuese dhe ligjore sa i përket shqyrtimit të dekretit të Presidentit për Guvernatorin, ndërsa u shpreh i hapur për miratimin e një nisme ligjore të propozuar nga opozita që synon dekriminalizimin e Kuvendit.
“Me dekretin e Guvernatorit të Bankës, Presidenti ka përmbushur obligimet e tij kushtetuese. Edhe Kuvendi do të përmbushë detyrimet e tij kushtetuese dhe ligjore”, u shpreh ai.
I pyetur për bojkotin e opozitës, Meta tha se tashmë janë pjekur të gjitha kushtet që opozita të përmbushë detyrimet e saj kushtetuese në parlament. “Besoj se janë plotësuar të gjitha kushtet që opozita të marrë të gjitha përgjegjësitë e saj në Kuvendin e Shqipërisë. Theksoj se janë plotësuar të gjitha kushtet dhe pjekuri të gjitha rrethanat që opozita të përmbushë detyrimet e saj kushtetuese dhe parlamentare”, u shpreh kryeparlamentari.

Leave a Reply

Your email address will not be published.