Politika

Mashtrim i ri me shëndetësinë, paketa e mjekimit tek privatët gjysmake dhe aspak falas

Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Tritan Shehu, denoncoi sot mashtrimin publik me paketat e mjekimit tek privati, që qeveria tenton ta shesë si risi. Sipas Shehut, praktikat kanë ekzistuar por ato nuk janë zgjidhje. Janë të kufizuara dhe detyrimisht do të shoqërohen me kosto për pacientin

Tritan-Shehu“Qeveria këto ditë po tenton të shesë si një “risi”, pak paketa mjekimi në disa institucione private. Kjo nuk është një “risi”, por mashtrim ndaj publikut. Të tilla paketa ka vite që aplikohen si për dializën, duke zgjidhur një problem të madh, për trapiantet renale, implantin koklear, etj. Është një proces tashmë i filluar prej vitesh në bashkëpunim me privatin dhe i financuar nga Fondi i Sigurimeve, dhe jo një “risi”.Më në fund socialistët po e pranojnë rolin partner të privatit në sistemin tonë shëndetësor, mbasi e anatemoi atë!!”, – u shpreh Shehu në një deklaratë për shtyp.

Sipas tij, procesi është konfuz sepse ka disa mangësi, si mungesa e respektimit të të drejtave të pacientit, për të zgjedhur shërbimin mjekësor të konvencionuar që ai dëshiron, janë përfshirë shume pak patologji dhe përfiton një numër i vogël pacientësh, e të tjerë. Problem është edhe çështja e pagesave për shërbimet e marra, pasi është shumë e cunguar”,-tha kreu i Departamentit të Shëndetësisë në PD.

Sipas Shehut, politikanët e majtë duke mos pasur guxim të pranojnë publikisht spekulimin me gënjeshtrën e “shëndetësisë falas”, në këtë vendim stimulojnë “bashkëpagesën” e paligjshme. Financimet për realizimin e këtyre paketave vijnë nga kontributet direkte të qytetarëve, ose nga taksimi i përgjithshëm. “Asgjë nuk ka falas, aq më shumë shëndetësia. Qeveritarët e majtë ta pranojnë këtë e të orientohen drejt politikave zhvilluese për financimin e sistemit shëndetësor. Të ecësh kështu do të thotë të ecësh me “hapat e breshkës”. Vendi ka nevoje për ritme të tjera zhvillimi”,- e mbylli fjalën ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button