Home / Kosova / Opozita sërish pa vota, deputetët nuk i votuan Komisionet parlamentare

Opozita sërish pa vota, deputetët nuk i votuan Komisionet parlamentare

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të hënën votuan kundër formimit të Komisioneve parlamentare. Opozita ishte kundër mënyrës se si janë ndarë Komisionet parlamentare.

pozita-s-euml-rish-pa-vota-deputet-euml-t-nuk-i-votuan-komisionet-parlamentare_hdKuvendi me 58 vota për, 32 kundër votoi kundër formimit të Komisioneve parlamentare.

Visar Ymeri nga Vetëvendosje shprehu pakënaqësinë me mënyrën e ndarjes së komisioneve, duke thënë se opozita do të duhej të drejtonte më shumë komisioneve për shkak se do ta mbikëqyrnin më mirë Qeverinë.

Donika Kada Bujupi e AAK-së tha se formula e ndarjes nuk avancon demokracinë dhe mbikëqyrja e qeverisë ka mundur të jetë më e mirë nëse do të ndaheshin një komision nga pozita, një nga opozita.

Deputetë tjerë kritikuan edhe numrin e madh të Komisioneve parlamentare. Në këtë seancë, u propozuan 14 komisione parlamentare (4 të përhershme dhe 10 funksionale), të cilat nuk morën aprovimin e deputetëve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: