Kosova

Mustafa vlerëson punën e OSBE-së

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa priti sot në takim kryesuesin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jean-Claude Schlumberger. Në takim është biseduar për bashkëpunimin e Qeverisë së Kosovës dhe OSBE-së Misionit në Kosovë.

mustafa-vler-euml-son-pun-euml-n-e-osbe-s-euml_hdAmbasadori Schlumberger me këtë rast tha se OSBE do të jetë e hapur dhe bashkëpunimi do të jetë shumë i ngushtë.

Në takim u bisedua për çështje që dalin nga dialogu, për drejtësinë, reformat në procesin zgjedhor, aspekte të rëndësishme këto që lidhen me zhvillimin dhe forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në Kosovë.

Ndërkaq, kryeministri Isa Mustafa vlerësoi punën e Misionit të OSBE-së në Kosovë në ndërtimin e institucioneve demokratike në vend.

Kryeministri Mustafa theksoi nevojën e ndihmës së OSBE-së në procesin e reformës zgjedhore, por edhe për përfshirjen e komuniteteve në vendimmarrje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button