Home / Bota / Amerika / Obama dënon ashpër vrasjen e dy policëve në Nju Jork

Obama dënon ashpër vrasjen e dy policëve në Nju Jork

Presidenti amerikan, Barack Obama dënoi sot shumë ashpër vrasjen në Nju Jork të dy policëve nga një person që qëlloi kundër tyre ndërkohë që ata ndodheshin  në automjetin e tyre në Brooklyn.

Obama1“Dënoj shumë ashpër vrasjen e dy policëve në Nju Jork. Dy njerëz guximtarë nuk do të kthehen në shtëpitë e tyre për të gjetur të afërmit dhe për këtë nuk ka asnjë justifikim”, deklaroi presidenti Obama në një komunikatë.

”Ju kërkoj të gjithëve të hedhin poshtë dhunën dhe fjalët që lëndojnë dhe të preferojnë fjalët që shërojnë”, shtoi ai.

Dy policë u vranë dje në Nju Jork, sipas burimeve policore dhe agresori i tyre u gjet gjithashtu i vdekur, sipas medias. Ata u vranë në makinën e tyre të patrullimit. Agresori i tyre është larguar menjëherë në drejtim të stacionit të metrosë  para se të vetëvritej me një plumb në kokë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.