Vdiq fotografja e njohur Jane Bown
Fotografja e njohur britanike Jane Bown, autorja legjendare e fotografive bardhë-e-zi të Samuel Beckett, Orson Welles dhe John Lennon, vdiq në moshën 90-vjeçare raportoi gazeta britanike “The Observer”.
“Jane Bown ka punuar në Observer qysh nga viti 1949. Për më shumë se gjysmë shekulli, ajo ka ardhur çdo javë në redaksi, ku ka punuar gjithmonë me një aparat me film 35mm. Ajo ishte pjesë e ADN-së të organit tonë,” shkruanObserver.
Sipas gazetës, artistja ka bërë disa qindra fotografi nga më shenjueset e jetës kulturore dhe politike të shekullit të 20-të. “Fotot e saj intime janë pjesë e trashëgimisë kulturore britanike,” shtoi gazeta. Detyra e saj e parë ishte për të fotografuar filozofin Bertrand Russell në 1949, ndërsa ai hante mëngjes. Ajo bëri pastaj një seri të fotografive nga Jean Cocteau shkrimtar francez, pastaj aktorin dhe regjisorin amerikan Orson Welles, grupin e Beatle-asve, John Lennon, këngëtaren islandeze Bjork dhe Mbretëreshën Elizabeth II teksa festonte ditëlindjen e saj të 80-të.
Fotografia e saj më e famshme, e cila më vonë u riprodhua në disa raste, ka qenë një foto e dramaturgut irlandez Samuel Beckett, me një fytyrë të drobitur duke vëzhguar në rrugë të errët në një teatër të Londrës. Jane Boun e kapi teksa ai po përpiqesh për të “shpëtuar” nga një provë në teatër.
Motoja e saj ishte “Fotografët duhet të jenë të padukshëm dhe të padëgjueshëm”. Ajo është e njohur edhe pse të gjithë seancat e saj të fotografimit shkonin vetëm dhjetë minuta.
Jane Bown ka fotografuar disa nga fytyrat më të famshme të botës.