Arte

Veprat e Picassos shiten për 290 milion dollarë

Marina Picasso, mbesa e piktorit legjendar Pablo Picasso, ka nxjerrë në shitje disa nga pikturat e koleksionit të saj privat  për një vlerë prej 290 milion dollarësh.

340x255_picassoMarina Picasso u bë e njohur me publikimin e një libri mbi jetën e gjyshit të saj Picasso, ku e akuzonte atë për shkatërrimin e femijërisë së saj. Ajo ka nxjerrë në shitje 7 nga punimet e artistit. Në shitje është gjithashtu dhe një pikturë e vitit 1923, ku në të është portreti i gruas së parë të Picassos, Olga Kokhlova, e cila pritet të shitet për 60 milion dollarë.

Punimet do të shiten direkt nga Marina e cila do të presë personalisht klientët e interesuar në Gjenevë. Mbesa e artistit po planifikon të shesë dhe vilën e gjyshit të saj në Cannes. Picasso jetoi në këtë vilë të quajtur “La Californie” me gruan e tij të dytë Jacqueline Roque. Kjo vilë ka shërbyer deri tani si një muze apo galeri kushtuar punës së artistit Picasso.

Në një libër kujtimesh shkruar nga Marina dhe botuar në vitin 2001, ajo shprehej se piktori “shpinte drejt rrënimit dhe dëshpërimit çdo person që qëndronte afër tij. Një mik i Marinës shprehet për The New York Post se ky vendim i marrë prej saj për të shitur veprat e piktorit të njohur, është një vendim për të lënë të shkuarën prapa krahëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button