Home / Bota / Irani dhe Venezuela kërkojnë bashkëpunim për stabilizimin e çmimit të naftës

Irani dhe Venezuela kërkojnë bashkëpunim për stabilizimin e çmimit të naftës

Presidenti iranian, Hassan Rohani dhe homologu venezuelian, Nicolas Maduro, i cili zhvilloi një vizitë në Teheran, kërkuan bashkëpunim brenda OPEC-ut për të mbështetur çmimin e naftës, njoftoi sot faqja e qeverisë iraniane në internet.

maduro-rohani“Pa asnjë dyshim, bashkëpunimi i anëtarëve të Organizatës të vendeve prodhuese të naftës që janë në të njëjtën linjë do të mundësojë neutralizimin e planeve të disa fuqive kundër OPEC-ut dhe stabilizimin e çmimeve në një nivel të pranueshëm në vitin 2015”, deklaroi presidenti Rohani gjatë takimit me Maduron.

Presidenti venezuelian kërkoi gjithahstu bashkëpunimin e vendeve eksportuese për rikthimin e stabilitetit të çmimit të naftës, që është një prodhim strategjik.

Maduro mbërriti sot në Teheran për një vizitë 24-orëshe, e para në këtë vend që prej marrjes së presidencës në vitin 2013.

Irani dhe Venezuela janë të dyja anëtare të OPEC-ut dhe janë përballur me uljen e çmimit të arit të zi, që ka regjistruar rënie nën nivelin e 50 dollarëve për fuçi

Leave a Reply

%d bloggers like this: