Politika

Rama në Francë: Me Parisin për lirinë, barazinë dhe vëllazërimin!

Kryeministri i vendit Edi Rama ka marrë sot pjesë në “Marshimin e Bardhë” në Paris, nder të viktimave të sulmeve terroriste.

rama_kreret

Rama shoqërohet në këtë marshim nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, përfaqësues së komuniteteve fetare dhe një grup gazetarësh nga Tirana.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” Rama shkruan: “Me Parisin për lirinë, barazinë dhe vëllazërimin”.

“Qindra mijëra do të marshojnë sot në rrugët e Parisit për të mbështetur vlerat e shkëlqyera të lirisë, barazisë, vëllazërimit – ti mund të jesh me ta atje përmes rrjetit botëror të solidaritetit online.

Mbarë bota do të shohë se si njerëzit do të dalin në rrugë në përgjigje të vrasjes barbare të 12 njerëzve të mërkurën e shkuar. Por ndërkohë, ekstremistët e djathtë europianë po mobilizohen gjithashtu në antiprotesta dhe tanimë dy mjedise besimi të myslimanëve janë sulmuar. Kjo është ekzaktësisht çka vrasësit kërkuan: Përçarje dhe Frikë!”

Kryeministri Rama shkruan gjithashtu se është koha e një zgjedhjeje të qartë mes urrejtjes përçarëse dhe unitetit për lirinë, barazinë, vëllazërimin.

“Është koha e një zgjedhjeje të qartë mes urrejtjes përçarëse dhe unitetit për lirinë, barazinë, vëllazërimin. Ky është momenti ynë për t’u përgjigjur në emër të shpresës dhe bashkëpunimit mes njerëzve mbi këto vlera të shkëlqyera e të panegociueshme”.

Po ashtu Rama dhe një grup gazetarësh do të zhvillojnë homazhe pranë redaksisë së revistës satirike “Charlie Hedbo” ku më 7 janar u sulmua nga dy persona, të cilët vranë 10 gazetarë dhe 2 policë.

Në marshimin e sotëm do të marrin pjesë edhe shumë lider të tjerë botërore, si Barack Obama, Devid Cameron, Matteo Renzi, Angela Merkel etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button