PolitikaPresidenciale

Nishani-Festing: Bashkëjetesa fetare, vlerë unikale e shoqërisë shqiptare

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot Princin dhe Mjeshtrin e Madh të Urdhrit Sovran të Maltës, Lartësinë e Tij më të Shquar, Fra’ Matthew Festing.
dsc_8951aCeremonia zyrtare e mirëseardhjes që u zhvillua në Presidencë u pasua nga takimi dypalësh mes dy autoriteteve të larta, si dhe nga takimi mes delegacioneve respektive të kryesuara nga Presidenti Nishani dhe Mjeshtri i Madh i Urdhrit të Maltës.
Në deklaratën e përbashkët për shtyp, Presidenti Nishani vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, si dhe u shpreh për intensifikimin e tyre në disa fusha. “Ramë dakord të nxisim bashkëpunimin veçanërisht në fushën e shëndetësisë dhe emergjencave civile”, tha Presidenti Nishani.
Nga ana e tij, Princi dhe Mjeshtri i Madh i Urdhrit Sovran të Maltës theksoi se kjo vizitë përkon me 20-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Ai vlerësoi veçanërisht rëndësinë e bashkëjetesës fetare në Shqipëri, ndërsa theksoi bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e shëndetësisë, në sektorin social si dhe në ndihmë të komunitetit rom në Shqipëri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button