Kosova

Kuvendi seancë të jashtëzakonshme në orën 14:00

Seanca e Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike, i cili do të ruajë ndërmarrjen Trepça nga likuidimi, e thirrur për sot në orën 10:00 ka filluar me rreth një orë e gjysëm vonesë, ndërsa u paralajmërua një seancë e jashtëzakonshme pasdite në orën 14:00.
kuvendi-voton-qeverin-euml-e-re-kryeminist-euml-r-isa-mustafa_hdPas këtij paralajmërimi seanca e nisur u ndërpre për t’u zhvilluar një mbledhje e Kryesisë së Kuvendit.

Ndërkohë që qeveria e Kosovës do të zhvillojë një mbledhje tjetër në orën 11:30.

Në mbledhjen e nisur në orën 09:00, Qeveria miratoi Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Riorganizimin e Ndërmarrjeve të Caktuara dhe Pasurisë së Tyre.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të shtatë, në të cilën miratoi Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Riorganizimin dhe Ndryshimin e Ndërmarrjeve të Caktuara dhe Pasurisë së Tyre.
Qëllimi i këtij projektligji është përmirësimi i afateve kohore për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara nën administrim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, më qëllim të rehabilitimit të këtyre ndërmarrjeve dhe rikthimi i qëndrueshmërisë së tyre si biznese profitabile dhe me përfitime për ekonominë e Republikës së Kosovës.
Projektligji për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Riorganizimin dhe Ndryshimin e Ndërmarrjeve të Caktuara dhe Pasurisë së Tyre, ndryshon nenin 22, që rregullon afatet për përgatitjen dhe implementimin e planit të administratorit për riorganizim.
Projektligji parasheh afatin prej 18 (tetëmbëdhjetë) muaj për riorganizimin sipas planit ndërsa të njëjtin Gjykata mund ta zgjas edhe për 18 (tetëmbëdhjetë) muaj, d.m.th. gjithsejtë 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj pas një apo më shumë kërkesave të dorëzuara në Gjykatë nga administratori.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button