Bota

Lavdrim Muhaxheri është vrarë, thotë gazetarja e “Sunday Times”

Është vrarë sot komandanti i shqiptarëve në Siri, Lavdrim Muhaxheri.

terroristi

Kështu së paku sipas gazetares së Sunday Times, Hala Jaber, që e ka bërë të ditur këtë lajm në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Twitter, përcjell koha.net.
“Një tjetër luftëtarë i ligë i ISIS, Abu Adballah Kosova është vrarë sot në Kobane”, ka shkruar shkurt ajo.

 

Muhaxheri, djali nga Kaçaniku që po luftonte krah luftëtarëve të Shtetit Islamik, njihej si “Komndant Luani”. Në Kosovë ishte bërë “i famshëm” kur në një video bënte ftesë bashkëkombësve të tij që t’i bashkohen në luftën për të ngritur Kalifatin, teksa kishte djegur publikisht pasaportën e Kosovës.

E për botën u bë i njohur kur u pa duke ia prerë kokën një të riu. Për vdekjen e Muhaxhirit ishte raportuar edhe më parë, por një gjë e tillë nuk ishte konfirmuar asnjëherë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button