Bota

”Bloomberg”: E arsyeshme teza e Ciprasit për një konferencë evropiane për borxhet

Teza e kryeministrit grek, Aleksis Cipras për organizimin e një konference evropiane për borxhet për uljen e barrës që përballon Greqia dhe vende të tjera që janë goditur më shumë nga kriza, është e arsyeshme, thekson në një opinion agjencia e njohur financiare ”Bloomberg”.

as24-333x200“Borxhi i Greqisë është ulur disi faktikisht, mirëpo jo aq sa duhet për t’u bërë e qëndrueshme situata fiskale. Cipras kërkon eliminimin e një të tretës”, vë në dukje artikulli.

“Ekziston një mori shembujsh historikë për një lehtësim të këtij niveli”, shton ai.

”Një shembull i tillë historik do të duhej të kishte jehonë të veçantë te zyrtarët gjermanë, që janë ndër kundërshtarët më konstantë të një lehtësimi të mëtejshëm të borxhit”, thuhet në artikullin e ”Bloomberg”.

“Pas Luftës së Dytë Botërore kreditorët e Gjermanisë e pranuan se shlyerja e plotë e borxheve nga ana e vendit do ta bënte më të vështirë rimëkëmbjen e ekonomisë dhe do të mund të destabilizonte gjithë Evropën. Në vitin 1953, kreditorët ranë dakord të eliminonin rreth 50 për qind të borxheve të Gjermanisë Perëndimore dhe të parashikonin shërbimin e pjesës tjetër të borxhit në varësi të performancë ekonomike. Vendet kredituese u bindën se lehtësimi i borxheve ishte në interesin e tyre”, theksohet në të.

”Gjermania e kundërshton sot shuarjen e borxhit dhe insiston në zbatimin e një shtrëngese të ashpër fiskale, ngaqë shqetësohet se mos një lehtësim i mëtejshëm i borxhit do të inkurajonte shpërdorimet. Rezultatet janë katastrofale. Në Greqi, një në katër njerëz është i papunë, thuajse gjysma e popullsisë është në një situatë varfërie. Kjo torturë e imponuar ekonomike nuk e përmirëson aftësinë e vendeve për të paguar borxhet apo të ndihmojë perspektivat e ekonomisë së BE”, konkludon ”Bloomberg”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button