Politika

13 500 ha tokë nën ujë, Rama në Urën Vajgurore: Pas qetësimit të situatës, investime sa 20 vite bashkë

Stuhia e reshjeve të shiut si dhe vërshimi i lumenjve kanë vënë Jugun e vendit nën “thundrën” e ujit. Mijëra hektarë tokë dhe qindra banesa janë përmbytur në 5 qarqe të vendit tonë gjatë dy ditëve të fundit.

dele42Burime zyrtare nga krerët e njësive vendore, bëjnë me dije se janë përmbytur me shumë se 13.500 hektarë tokë në jug të vendit tonë. Mësohet se në Qarkun e Vlorës janë përmbytur 8000 ha tokë, në Qarkun e Fierit 5000 ha tokë, në Qarkun e Beratit 250 ha tokë, në Qarkun e Elbasanit 50 ha tokë si dhe dhjetëra ha tokë në Qarkun e Gjirokastrës.

Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut dhe vërshimit të lumenjve janë përmbytur mbi 1700 banesa. Sipas krerëve të njësive vendore, në Qarkun e Fierit janë përmbytur 1200 banesa, në Qarkun e Vlorës 350 banesa, në Qarkun e Elbasanit 25 banesa, në Qarkun e Beratit 56 banesa dhe në Qarkun e Gjirokastrës disa banesa.

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zgjedhur sot të vizitojë një tjetër zonë të përmbytur. Nga Novosela e Vlorës ai ka udhëtuar sot drejt Urës Vajgurore, ku ka banesa të përmbytura. Rama ka ndaluar në lagjen “18 tetori” ku ka takuar banorët në shtëpitë e përmbytura.

Kreu i qeverisë është shprehur i kënaqur për mënyrën e funksionimit të strukturave të emergjencave civile. Pas qetësimit të situatës, Rama ka premtuar investime sa 20 vite të marra bashkë.

FA-TË VIJOJNË OPERACIONIN PËR EVAKUIMIN E BANORËVE TË PËRMBYTUR

Ora 12:12– Forcat e Armatosura, me kërkesë të Prefekturave të qarqeve të Jugut dhe me urdhër të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, u angazhuan në ndihmë të popullsisë së përmbytur në jug të vendit, përkatësisht:

Komanda e Mbështetjes, u angazhua në operacion evakuimi: Në komunën Novoselë Vlorë me 20 forca dhe 3 mjete transporti, 2 motobarka, 4 gomone të batalionit të Kërkim Shpëtimit.

U evakuan 5 persona dhe shpërndanë ndihma për banorët në nevojë.

Në komunën Levan, Fier, me 2 automjete të kalueshmërisë së lartë, në mbështetje të Shtabit të Emergjencave Civile të Qarkut Fier, për evakuim popullsie si dhe transport të forcave të rendit për në fshatin Hoxharë.

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, u angazhua në operacion evakuimi:

Në komunën Novoselë, Vlorë, me 10 forca dhe 4 mjete transporti të QSI, Bunavi, në mbështetje të Shtabit të Emergjencave Civile të Qarkut Vlorë, u evakuann 35 persona, 2 mjete civile dhe kanë shpërndarë ushqime për familjet ne nevojë.

Totali i forcave dhe mjeteve të Forcave të Armatosura të angazhuara në operacion, 232 persona, 29 mjete transporti dhe 2 motobarka e 4 gomone. Gjithashtu, Forcat e Armatosura kanë në gatishmëri operacionale të gjitha kapacitetet e deklaruara për përballimin e Emergjencave Civile.

Për shkak të vijimit të kushteve të këqija të motit, angazhimi i Forcave të Armatosura në operacion për përballimin e situatës së krijuar në Jug të vendit për shkak të reshjeve të dendura të shiut, vijon me të njejtin intensitetet dhe me të njejtin përkushtim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button