Home / Politika / Nishani: Institucionet shtetërore t’u vijnë në ndihmë banorëve në zonat e përmbytura

Nishani: Institucionet shtetërore t’u vijnë në ndihmë banorëve në zonat e përmbytura

Presidenti Bujar Nishani ka dalë sot në një konferencë për mediat për të vlerësuar situatën në zonat e përmbytura në jug të vendit dhe u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore t’u vijnë në ndihme banorëve në keto zona.

Presidenti-i-Republikës-Bujar-Nishani-pritje-tradicionale-me-perfaqesues-te-mediave-Foto-Flor-AbaziPresidenti Nishani gjatë inspektimit të ketyre zonave një ditë më parë, vlerësoi gatishmërinë e institucioneve deri në këto momente, të cilat kanë bërë të mundur qe jeta dhe siguria e banoreve të ishte e garantuar. “Në terren konstatova se situata ishte e vështire. Vlerësova se gjendja në këto zona është e vështirë dhe u kam bërë thirrje institucioneve të bashkojnë forcat për të përballuar situatën. Ditët në vazhdim tregojnë se do të jenë të vështira përsa i përket motit dhe mbeten në rrisk pronat e qytetarëve dhe jetët njerëzorë. Po ashtu, takova përfaqësuesit vendore dhe shtabin e emergjencave civile, që kanë bërë një punë të mirë, por që duhet të rrisin bashkëpunimin me të gjitha strukturat”, tha Nishani.

“Nga vizita ime në zonat e përmbytura konstatove sa ka nevojë për ndihma e kryesisht ne zonen e Dorëzezës dhe kjo kërkon një vlerësim afatmesëm për të evendidentuar demet dhe dhënë ndihmë banoreve. Po ashtu, 100% e tokës bujqësore ishte nën ujë dhe bagëtitë kishin pësuar dëme të mëdha. Emergjenca është në garantimin e sigurisë së jetëve të njerëzve e të blegterorisë dhe kërkesa imë eshte që institucionet shtetërore duhet të angazhohen për të përballuar situaten si në bazë ushqimore për bagetite edhe per njerëzit”, tha Nishani.

Leave a Reply

%d bloggers like this: