Home / Arte / Libri / Kadare nderohet në Izrael, Rama: Kurdo që flitet për të, Shqipëria shihet me respekt

Kadare nderohet në Izrael, Rama: Kurdo që flitet për të, Shqipëria shihet me respekt

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot çmimin e prestigjioz të letërsisë izraelite, dorëzuar mbrëmë shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

Ismail-Kadare2-e1417191917766-320x243Cmimi “Jeruzalem Prize” i është dorëzuar Kadaresë në kuadër të Panairit Ndërkombëtar që po mbahet në Jeruzalem.

Teksa shpreh urimet e tij, Rama shkruan se kurdo që flitet për Kadarenë edhe Shqipëria shihet me respekt.

“Urime Ismail Kadaresë për çmimin prestigjioz që i’u dha dje në Jeruzalem! Kurdo që flitet e duartrokitet për të, Shqipëria shihet me respekt”, komentoi kryeministri në profilin e tij në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.