Home / Politika / Blushi: Kjo qeveri e humbi shumicën

Blushi: Kjo qeveri e humbi shumicën

Deputeti socialist, Ben Blushi, mendon se përmbytjet ishin humbja e parë e kësaj qeverie.

blushi-e1423472755332“Prej shumë vitesh nuk kisha parë Shqipëri më të mjerë, më të varfër, më të pashpresë dhe më depresive”.

“Nuk duhet të jem i vetmi që kam pyetur veten: Ku jetojnë këta njerëz? Në cilin shtet? A jetojnë si ne? A kanë më ëndrra, iluzione, shpresë dhe fuqi për të përmirësuar jetën e tyre?”

“Të varfërit nuk besojnë më te reformat, nuk presin asgjë nga zgjedhjet, nga liria e fjalës, nga rotacionet dhe lëmimet e demokracisë sepse jetojnë në një rend tjetër”, shkruan Blushi në një analizë në gazetën Panorama.

Ai thumbon ato që qeveria i quan reforma.

“Shkurtimi i numrit të përfituesve të asistencës sociale nuk është reformë, është masë.

Moratoriumi i ndërtimeve nuk është reformë, është masë. Regjimi i hekurt i pagimit të energjisë nuk është reformë. Është masë.

Rritja e çmimit të energjisë nuk është reformë. Është masë që i cenon. Prandaj të varfrit nuk besojnë sot te reformat, sepse masat i janë servirur si reforma.

Dhe ndihen të kërcënuar nga reformat dhe të dhunuar nga masat”. Sipas Blushit, qeveria ka “arritur” humbjen e parë, e cila është dhe humbja më e madhe.

“Ato humbin të varfrit. Dhe kjo është humbja më e madhe e çdo qeverie. Dhe nuk është pak, sepse të varfrit janë shumica. Dhe me sa duket do mbeten shumica. E përmbytur”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: