Home / Kosova / Kosovë, Dhoma e Avokatisë, pady Marty-t

Kosovë, Dhoma e Avokatisë, pady Marty-t

Disa nga anëtarët e UCK-së, të përmendur në raportin e Dick Marty, do të ngrenë padi ndaj këtij të fundit për shpifje.

Lajmin e ka bërë të ditur Dhoma e Avokatisë së Kosovës, e cila e ka vlerësuar raportin si një dokument politik dhe pa fakte. 

“Disa nga personat e përmendur në raport do t’u drejtohen rrugëve ligjore për shpifje”, ka deklaruar Dhoma e Avokatisë së Kosovës. 

Lidhur me raportin ka reaguar edhe Akademia Kosovare e Shkencave dhe Arteve, e cila e ka cilësuar si një dokument me gënjeshtra të porositura.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.