Home / Presidenciale / Drejtësia, Topi pret në takim kreun e PS Edi Rama

Drejtësia, Topi pret në takim kreun e PS Edi Rama

Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në mesditë me kërkesën e tyre Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama dhe deputetin socialist të Qarkut të Beratit, Erion Braçe.

Presidenca në një njoftim zyrtar, publikon lajmin pa specifikuar temën e bisedës mes tyre. “Kryesocialisti Rama dhe deputeti Braçe e informuan Presidentin e Republikës rreth një shqetësimi të tyre në fushën e drejtësisë”- thuhet në njoftim.

Sipas presidencës, pasi i dëgjoi me vëmendje, Kryetari i Shtetit dhe njëkohësisht Kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë i siguroi se institucionet e drejtësisë do të shqyrtojnë çështjen në fjalë me paanshmëri në funksion dhe në respekt të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: