Home / Kosova / Mbi 2300 të arrestuar gjatë tentimit për të hyrë ilegalisht në Hungari

Mbi 2300 të arrestuar gjatë tentimit për të hyrë ilegalisht në Hungari

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka deklaruar se gjatë një muaji e gjysmë, Policia serbe ka arrestuar 2.311 persona të cilët kanë tentuar që ilegalisht ta kalojnë kufirin Serbi-Hungari.

mbi-2300-t-euml-arrestuar-gjat-euml-tentimit-p-euml-r-t-euml-hyr-euml-ilegalisht-n-euml-hungari_hd“Masat e ndërmarra nga Policia, kanë rezultuar me zvogëlimin e numrit të tentimeve të klandestinëve kosovarë për të kaluar ilegalisht kufirin”, ka thënë Stefanoviq për televizionin publik serb.

Ai gjithashtu ka vlerësuar bashkëpunimin me 20 policët gjermanë, të cilët prej para dy ditësh me automjete speciale dhe kamera termovizive u erdhën në ndihmë kolegëve serbë, transmeton KosovaPress.

Ministri serb ka thënë se vazhdimisht është në lidhje me kolegët e tij nga Gjermania, Austria dhe Hungaria, prej se në shkurt të këtij viti në mënyrë drastike u rrit numri i emigrantëve ilegalë.

Sipas informatave të Stefanoviqit, në kampet e Hungarisë gjenden mbi 40 mijë njerëz, ndërsa në Austri 30 mijë.

Këta njerëz rrezikojnë të marrin padi penale dhe për kundërvajtje, ndërkohë që vetëm 0,5 deri 1 për qind të kërkesave të kosovarëve për azil ka gjasa që të pranohen, ka thënë ministri i Policisë serbe.

Leave a Reply

%d bloggers like this: