Home / Politika / Nishani dekoron ish-luftëtarët e Kosovës: Nder dhe respekt për ata që dhanë jetën

Nishani dekoron ish-luftëtarët e Kosovës: Nder dhe respekt për ata që dhanë jetën

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekoruar sot ish-luftëtarët që luftuan për lirinë e Kosovës, 1 ditë para kremtimit të vitit të 7-të të Pavarësisë së Kosovës.

nishaniNë një ceremoni që po mbahet në Pallatin e Brigadave, Nishani tha se populli i Kosovës ka bërë sakrifica të mëdha për të mbijetuar, ndërsa përmendi edhe sakrificat e atyre që i dolën në mbrojtje.

Kreu i Shtetit kujtoi ndër të tjera me krenari figurën e Adem Jasharit.

“Ceremonia e sotme është një shenjë respekti e nderimi për ata që dhanë jetën për kombin. Kosova është një kapitull i veçantë i kombit tonë”, tha ai më tej.

Leave a Reply

Your email address will not be published.