Politika

Rama-Pusić: Vullnet të përbashkët për të bashkëpunuar për të ardhmen e rajonit dhe të BE-së

Kryeministri Edi Rama priti të hënën në një takim zëvendëskryeministren e parë, njëkohësisht Ministre e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Vesna Pusić.

Takim-KryeministriSipas zyrës së shtypit të Kryeministrisë, kreu i qeverisë, Rama, i shprehu zv/kryeministres Pusić falenderime për ndihmën që qeveria kroate akordoi për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet, javët e fundit në jug të Shqipërisë.

Më tej, bën të ditur zyra e shtypit, kryeministri Rama dhe zv/kryeministrja Pusić vlerësuan marrëdhëniet dhe nivelin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, ndërsa shprehën vullnet të përbashkët që këto marrëdhënie të çohen përpara, jo vetëm në fushën e bashkëpunimit dypalësh me interes reciprok, por edhe në bashkëpunimin për të ardhmen e rajonit dhe të BE-së./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button