Home / Politika / Videot e dhunës, Meta: Distancohemi, masa për të ruajtur integritetin e Policisë

Videot e dhunës, Meta: Distancohemi, masa për të ruajtur integritetin e Policisë

Kryeparlamentari Ilir Meta deklaroi sot se “distancohemi nga aktet e dhunës mbi qytetarët” lidhur me videot e publikuara së fundmi nga “News24” dhe “BalkanWeb”, në të cilat shfaqen uniforma blu duke goditur qytetarët.

ilir-metaMasat e marra për pezullimin nga detyra të oficerëve të policisë të përfshirë në to, ai i konsideroi si “masa për të mos dëmtuar integritetin e Policisë së Shtetit.”

Këto deklarata, Meta i ka bërë nga bashkia e Pustecit, bashkia më e re dhe më e vogla në vend, siç e cilësoi ai, të cilën e vizitoi. Ai tha gjatë takimit që pati atje me drejtues lokalë se do të punohet më shumë për përmirësimin e jetesës së qytetarëve dhe hapjen e vendeve të punës. Meta po ashtu foli edhe për daljen me kandidatë të përbashkët PS-LSI në zgjedhjet lokale.

Leave a Reply

%d bloggers like this: