Home / Bota / Amerika / Ekonomia amerikane rritet për 2.6 %

Ekonomia amerikane rritet për 2.6 %

Ekonomia amerikane ka shënuar rritje të përshpejtuar në tremujorin e tretë prej 2.6 për qind, krahasuar me rritjen prej 1.7 për qind në tremujorin e kaluar. Me këtë, është tejkaluar edhe zyrtarisht parashikimi që ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të realizojë rritje prej 2.5 për qind.

Sipas ekspertëve ekonomik, rritja e përshpejtuar e ekonomisë amerikane do të vazhdojë edhe në tremujorin e katërt, duke arritur në 3.5 për qind.

Por, sipas analizave të ndryshme, kjo rritje ekonomike nuk është e mjaftueshme për të zbutur papunësinë, e cila në muajin nëntor të këtij viti u rrit në 9.8 për qind, që është më shumë për 0.2 krahasuar me muajin tetor.

Sipas parashikimeve, për t’u ulur shkalla e papunësisë për një për qind, është e nevojshme që Bruto Prodhimi Vendor (BPV) të rritet për 5 për qind në vit. 

Leave a Reply

%d bloggers like this: