Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 24 shkurt 2015

Horoskopi për datën 24 shkurt 2015

horoskopiDashi

Shpeshherë thuhet se “e treta është e vërteta” dhe në fakt sot duke u gjendur për të tretën herë në një situatë, më në fund do të kuptoni se cila është gjëja e duhur për t’u bërë. Do të jetë shumë e thjeshtë!

Demi

Për sot harrojeni racionalitetin dhe udhëhiquni nga instinkti dhe sidomos nga rastësia! Ajo që do t’ju vijë, do të jetë absolutisht pozitive dhe do t’ju lejojë që të merrni diçka që e doni shumë.

Binjakët

Terreni në të cilin po lëvizni është shumë interesant dhe i frytshëm, por në të njëjtën kohë është edhe shumë delikat. Hidhni më mirë hapat tuaj dhe jini më të kujdesshëm.

Gaforrja

Mos jini të turpshëm dhe shpalosni kërkesën që mund t’ju japë një dorë. Pasdite çoni deri në fund një detyrë pak të mërzitshme, në mënyrë që të “shpëtoni”.

Luani

Një telefonatë në mëngjes do t’ju bëjë të dyshoni mbi gjëra që nuk i kishit në konsideratë. Gjithsesi mos e ngarkoni shumë mendjen, sepse bëhet fjalë për çështje të cilat zgjidhen shpejt.

Virgjëresha

Ndiqni instinktin tuaj dhe bëni atë që keni dëshirë të bëni, pa ju dridhur qerpiku përpara një personi që i keni falur shumë respekt, por që nuk e ka merituar. Mbani me vete një aksesor domethënës për ju.

Peshorja

Kjo e martë do të jetë një ditë e tejmbushur gjatë së cilës, duhet të jeni të aftë për të ndarë gjërat më të rëndësishme nga ato më pak të rëndësishme. Pasdite, një person special do t’ju ndihmojë shumë.

Akrepi

Sot mos mendoni për iluzioni dhe mos flisni për enigma. Thjesht qëndroni në “binarët” normal të ditës, pa shpërqendrime dhe interpretime të çuditshme. Mbrëmje e bukur në shoqëri të një miku.

Shigjetari

Sot do t’ju vijnë në mendje fjalët e një personi që e keni takuar së fundmi. Ka ardhur momenti që të vini në praktikë këshillën e dhënë nga ai/ajo pa asnjë hezitim.

Bricjapi

Sot angazhohuni që të përfundoni edhe punët e ditës së nesërme, reduktoni listën e gjërave që keni në plan për t’i bërë. Në mbrëmje do të merrni një telefonatë që do t’ju sjellë humorin.

Ujori

Sot nuk do të mund t’i shpëtoni një takimi që do ta kishit shmangur shumë mirë. Megjithatë përqendrohuni te personat në fjalë dhe kushtojini kohën e duhur, sepse do t’ju vënë në dukje një sekret.

Peshqit

Mos i merrni gjërat me nxitim. Mos kini frikë që të eksperimentoni një ndryshim, jepini vetes kurajë duke menduar se me siguri nuk jeni personi i vetëm që duhet të përballoni çështje të tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published.