Home / Bota / Panahi, gjashtë vjet burg

Panahi, gjashtë vjet burg

Një gjykate iraniane ka dënuar me gjashte vjet burg regjisorin e njohur Jafar Panahi dhe ia ka ndaluar atij të realizojë filma ose të udhëtojë jashtë vendit për njëzet vitet e ardhshme. Panahi, i cili është fitues i shumë çmimeve 

ndërkombëtare dhe njihet si mbështetës i liderit të opozitës, Mirhossein Mousavi në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, ishte arrestuar në mars të këtij viti. Ai është mbajtur në paraburgim për 88 dite dhe gjatë kësaj kohe kishte mbajtur grevë urie në shenjë proteste. 

“Panahi është dënuar me gjashtë vjet burg për veprime dhe propagandë kundër sistemit”, citohet të ketë thënë avokatja i tij, Farideh Gheyrat, raporton agjencia e lajmeve Isna. “Atij po ashtu i është ndaluar të bëjë filma, të shkruajë çfarëdolloj skenari, të udhëtojë jashtë vendit apo të flasë për media lokale dhe të huaja për 20 vjet”, ka shtuar ajo. 

Sipas një deklarate të lëshuar në Itali në muajin nëntor, Panahi ishte dërguar për gjykim në Iran pasi ishte akuzuar se ka bërë film pa leje dhe për nxitje të protestave pas votimeve të vitit 2009, që çuan në disa muaj trazirash politike. 
Në deklaratën e gjykatës që organizatorët e “Giornate degli Autori – Venice Days” të Festivalit të Filmit në Venecie, Pahani kishte thënë se ai ishte viktimë e padrejtësisë dhe e ka quajtur akuzën kundër tij “një shaka”. 

Panahi kishte thënë se në kohen kur kishte nisur të realizojë filmin, shtëpia e tij ishte bastisur. Panahit i ishte ndaluar që të ndjekë Festivalin e Filmit në Venecia në shtator. Ndërkohë, autoritetet iraniane kanë akuzuar mediat dhe qeveritë e vendeve perëndimore për propagande kundër Republikës Islamike. 

Panahi ka fituar çmimin “Camera d’Or” në festivalin e filmit në Cannes për filmin e tij “The White Balloon” në vitin 1995, dhe pesë vjet më vonë ai mori “Luanin e Arte” për filmin më të mirë në festivalin e Venecies me “The Circle”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.