Home / Bota / Papa: Uroj fundin e luftrave nëpër botë

Papa: Uroj fundin e luftrave nëpër botë

Papa Benedikti XVI, në mesazhin tradicional për Krishtlindjet, ka shprehur shpresën e tij që të marrin fund luftrat në të gjithë botën.

Duke folur para një turme të madhe nga ballkoni i bazilikës së Shën Pjetrit, Papa bëri thirrje për bashkëjetesë paqësore në Lindjen e Mesme. 

Gjatë mesazhit Urbi et Orbi, drejtuar Romës dhe të gjithë botës, ati i shenjtë uroi dy herë, për Pashkët dhe për Krishtlindjet, edhe në shqip. “Për shumë vjet Krishtlindjet”, tha ai.

Rreth 100 mijë persona ishin mbledhur në sheshin jashtë bazilikës, e lagur nga shiu i dendur, për të dëgjuar predikimin. 

Ndër të tjera, Papa i bëri thirrje Kishës Katolike Romake në Kinë që të përballojë me kurajë limitet e lirisë. 

Ai gjithashtu u bëri thirrje liderëve politikë që të tregojnë solidaritet me të krishterët kudo në Lindjen e Mesme, duke theksuar se ata që jetojnë në Irak përballen me persekutime. 

Në mesnatë, në Shën Pjetër, Papa mbajti meshën e parë tradicionale, ku mbajti fjalimin moral dhe iu lut Zotit për paqe. 

Masat e sigurisë ishin tepër të rrepta, për shkak se vitin e kaluar një grua nga turma kpërceu barrierat dhe iu hodh atit të shenjtë. 

Megjithatë, 83-vjecari eci përgjatë besimtarëve dhe ndaloi dy herë për të bekuar fëmijët që të rriturit mbanin drejt tij. 

Leave a Reply

%d bloggers like this: