roze

Performanca sexy e Taylor Swift

Taylor Swift ka qenë më provokuese se kurrë në mbrëmjen e Brit Awards, ku performoi duke shoqëruar me një koreografi këngën e saj “Blank Space”.

1424953891tayKëngëtarja, e veshur me të zeza, ishte gjatë gjithë kohës e rrethuar nga balerinë të veshur me kostume të bardha dhe kapele. Lëvizjet e tyre ishin jo pak “sexy”.

Këngëtarja amerikane në evenimentin britanik fitoi çmimin ndërkombëtar të këngëtares më të mirë, i pari në 8 vjet që nga publikimi i këngëve të saj në Britani.

“Unë e fillova duke kënduar në King’s College të Londrës dhe 8 vjet më vonë po bëhem gati të luaj në Hyde Park. Kjo është…”, u shpreh Swift, që me zor gjente fjalët për të përshkruar gëzimin e saj.

Bukuroshja bjonde ia kushtoi këtë çmim Ed Sheeran, një mik i afërt që, siç tha ajo, i ndezi dashurinë për Britaninë duke e shoqëruar në pub-e dhe duke i mësuar sesi të bëjë një çaj të mirë.

Sikurse kolegu, edhe këngëtarja e vuri theksin tek përshkimi gradual i rrugës drejt suksesit. “Oh, Zot! Wow! E vizitoj Anglinë prej 8 vjetësh, duke bërë shfaqje e koncerte dhe ky është çmimi im i parë britanik. Jam shumë e gëzuar”, tha Swift.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button