Home / Bota / Tragjedi komunikacioni në Ekuador, 35 të vdekur

Tragjedi komunikacioni në Ekuador, 35 të vdekur

Një aksident tragjik ka ndodhur në Ekuador, me ç’rast kanë humbur jetën së paku 35 persona dhe janë lënduar 34 të tjerë. 

Një autobus ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë, pasi ra nga një lartësi prej 350. Autoritetet vendase njoftojnë se aksidenti tragjik ndodhi në një zonë në perëndim të Ekuadorit. 

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë grupet e shpëtimit, duke bërë të mundur dërgimin e të plagosurve nëpër spitale. Nga të dhënat e para mësohet se gjendja e disa prej 34 të lënduarve është kritike. 

Ekuadori është një nga shtetet me numrin më të lartë të aksidenteve automobilistike, ku mesatarisht për një vit shënohen rreth 43 mijë aksidente. 

Mesatarisht në këtë vend vdesin çdo ditë 8 njerëz, si pasojë e aksidenteve automobilistike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.