Home / Bota / Mbi 40 të vrarë pas një sulmi në Pakistan

Mbi 40 të vrarë pas një sulmi në Pakistan

Së paku 40 vetë janë vrarë e 50 të tjerë janë plagosur, nga një sulm vetëvrasës me bombë, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, afër kufirit me Afganistanin. 
Mendohet se sulmi, që ndodhi dje, është kryer nga një femër e mbuluar me perçe. 
Sulmuesja, e veshur me ferexhe tradicionale të grave, i hodhi dy granata dore në masën e tubuar në një qendër për shpërndarjen e ushqimit në Khar, të provincës Bajaur, para se ta aktivizonte eksplozivin. 
Qendra për shpërndarje shfrytëzohet nga Programi Botëror i Ushqimit dhe agjencitë e tjera, për dhënien e ushqimit për personat e prekur nga konflikti në rajon. 

Leave a Reply

%d bloggers like this: