Politika

Reagon Shkëlzen Berisha: Metën e sheh gjitha bota duke vjedhur me bllok në dorë

*Ne krye te Kuvendit eshte “Burri Monikes apo sherbetori i Shkelzenit”?

shkelzeni-dhe-argitaShkëlzen Berisha, djali i ish-Kryeministri ka reaguar menjëhërë në FB, sapo kreu i Kuvendit i ka thënë Berishës në mes të seancës “së nxehur” parlamentare se “e kam dhënë njëhërë dorëheqjen, por nuk e jap dy herë edhe për Shkëlzenin! Se Shkëlzeni ishte në videon e përgjimit të Dritan Priftit!”

Por, vetë Shkëlzeni është përgjigjur “online” me akuza ndaj Metës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, djali i ish-kryeministrit, duke mohuar akuzën, shkruan se dilema e vetme tashmë mbetet të kuptohet nëse në krye të Kuvendit është “Burri Monikës apo shërbëtori i Shkëlzenit”?

“Burri i Monikës apo shërbëtori i Shkëlzenit? Gjithë bota e dëgjon me zë dhe e sheh me figurë, duke vjedhur me bllok në dore, por Iliri thotë se paska dhënë dorëheqjen për Shkëlzenin. Gjithë bota dëgjon sesi akuzohet me zë dhe figurë per vrasje, por kësaj radhe nuk e jep dorëheqjen prej Shkëlzenit. Që nuk vlen as për kryetar partie e as për kryetar parlamenti, kjo është krejt e qartë. Dilema ngelet nëse është burri i Monikës apo shërbëtori i Shkëlzenit,”- përfundon ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button