Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 14 mars 2015

Horoskopi për datën 14 mars 2015

horoskopiDashi

Dëshira e para pak ditëve më në fund ju realizua. Shijojeni ndjesinë e bukur dhe mos e shkatërroni duke vazhduar me mendime të pabaza. Në mbrëmje bëhuni të bukur për njeriun e zemrës.

Demi

Mos jini xheloz për suksesin e një personi i cili gjendet në një situatë që ju nuk ditët ta shfrytëzonit kohë më parë. Reflektoni në të mirë të mirëqenies suaj.

Binjakët

Humori juaj mund të ndryshojë nga ndonjë keqkuptim i cili do t’ju ndodhë pasdite. Por në mbrëmje do të jeni sërish mirë për të përballuar një çështje të rëndësishme. Të lumtur në dashuri.

Gaforrja

Për ata që po mendojnë të organizojnë një festë ose një darkë, duhet të dini që të vlerësoni listën e atyre që do të ftoni, pra bëni një seleksionim. Probleme financiare dhe me bankat.

Luani

Do të komunikoni me miq që i keni larg. Dikush do t’ju besojë sekrete. Në dashuri do të vuani nga disa “përleshje”, për shkak të një xhelozie të kotë. Bëni gjërat e duhura në momentin e duhur.

Virgjëresha

Periudhë e pasur me ngjarje të kënaqshme. Megjithatë përpiquni që të takoni vetëm persona alegro. Lëreni mënjanë krenarinë dhe kërkoni që të sqaroni një situatë të vështirë me partnerin/en.

Peshorja

Rruga që keni menduar është ajo e duhura, por ju mbetet edhe shumë punë për t’i shkuar deri në fund. Ndiqni një këshillë të mirë nga një person që e dini se ka shumë përvoja në jetë.

Akrepi

Mos shkoni në “gjueti shtrigash”: askush nuk e ka me ju, por është karakteri juaj ai i cili sheh fantazma gjithandej. Jini më në paqe me veten. Kalojeni ditën ashtu siç dëshironi.

Shigjetari

Është e kotë të qëndroni gjithmonë në mbrojtje ndaj partnerit. Përpiquni të krijoni një “klimë” më të qetë. Shumë punë shtëpie ju presin.

Bricjapi

Sjellja juaj i pëlqen shumë pak dikujt që për ju ka shumë rëndësi, ndaj jini vetvetja. Në mbrëmje do të merrni një vendim të rëndësishëm. Shihni mundësinë e kryerjes së dy punëve.

Ujori

Plutoni, Saturni dhe Jupiteri duket se janë “rreshtuar” në favorin tuaj, gjithsesi përdoreni zgjuarsinë tuaj. Do të keni ngritje dhe ulje humori prej momenteve të nostalgjisë.

Peshqit

Shumë prej jush do të kenë raste të reja për të treguar vlerën dhe meritat e veta. Ndërsa disa të tjerë, mundësi të çmuara për rikthime në dashuri apo për diskutime të rëndësishme.

Leave a Reply

%d bloggers like this: