Home / Politika / Nishani-Donald Lu apel politikës: Politika të largojë njerëzit e përfshirë në veprimtari kriminale

Nishani-Donald Lu apel politikës: Politika të largojë njerëzit e përfshirë në veprimtari kriminale

Kreu i Shtetit Bujar Nishani i bën apel qeverisë shqiptare të zbatojë marrëveshjen e arritur me opozitën për dekriminalizimin e Kuvendit. Kanosja e krimit dhe korrupsionit, sipas tij nuk duhet të gjejnë vend në një shoqëri demokratike.

nishani“Sfida jonë sot është të shembim bunkierët e krimit dhe korrupsionit, të ndërtojmë shtetin e së drejtës. I bëj apel politikës dhe shoqërisë se kanosja e krimit dhe korrupsionit nuk duhet të gjejnë vend e jo më strehim në një shoqëri të lirë dhe demokratike. Duke u mbështetur tek marrëveshja politike, të largohen nga institucionet individët e përfshirë në aktivitet kriminal”, tha ai.

Kreu i shtetit, shtoi se këta persona duhet të përballen me drejtësinë.

“Duke iu lënë të vetmen hapësirë të denjë përpara, të përballen me ligjin sot dhe gjithë ditën.

Më tej Presidenti shtoi se edhe sistemi i drejtësisë nuk duhet të bjerë pre e presioneve të këtyre individëve.

“Shqiptarët presin atë që kërkuan 25 vite më parë, të mos e dështojmë demokracinë, por ta ndihmojmë të rritet sipas modelit perëndimor, të përligjim besimin e aleatëve, të perfeksionojmë veten, të mbrojmë të ardhmen e brezave të lirë të shqiptarëve”, shtoi ai ndër të tjera.

Këto deklarata kreu i Shtetit, Bujar Nishani dhe ambasadori amerikan i bënë gjatë konferencës “24 vjet partneritet strategjik Shqipëri-SHBA”, marrëdhënie të cilat i vlerësoi si miqësore dhe të sinqerta.

“Marrëdhëniet janë të një dimensinoni që i kalon kufijtë e të qënit zyrtare e formale.. Politikanët përfaqësojnë atë ‘filling’ që është i thellë mes qytetarëve shqiptarë për atë që SHBA përfaqësojnë në të gjithë dimensionin e tyre. SHBA ka lënë gjurmë të pashlyeshme gjatë historisë së shtetndërtimit shqiptar që nga Pavarësia e deri më sot, duke qenë të sigurt se kështu do jetë edhe çdo dite të nesërme Ndjenjat e thella të mirënjohjes ndaj popullit e qeverisë së SHBA-së janë të gjalla e të dallueshme, të vërteta, të sinqerta në zemrën e çdo shqiptari”, tha ai ndër të tjera.

DONALD LU

Në të njëjtën linjë shkoi edhe ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu, i cili tha se politika shqiptare duhet të luftojë çdo ditë me krimin dhe korrupsionin në Gjykata por edhe në Parlament.

“Të luftojnë çdo ditë me krimin dhe korrupsionin në gjykata e Parlament. Besoj se Shqipëria wshtw e gatshme të përballet me këtë sfidë pa pasur frikë. SHBA nuk besojnë tek një parti e veçantë politike apo tek një udhëheqës por në aftësinë e shqiptarëve për të mbështetur ndryshimin, për të bërë sakrifica për veten dhe fëmijwt e tyre. Pjesa e shqiptarëve që përkrahin ndershmërinë dhe progresivitetin janë më e madhe se ata që përkrahin krimin dhe korrupsionin. Unë premtoj se shqiptarët do kenë mbështetjen e SHBA”, tha ambasadori.

Leave a Reply

%d bloggers like this: