Home / Arte / Shqipëri-Maqedoni, ekip të përbashkët për vlerësimin e ndërtesës së Kongresit të Manastirit

Shqipëri-Maqedoni, ekip të përbashkët për vlerësimin e ndërtesës së Kongresit të Manastirit

-Ministrja e Kulturës së Maqedonisë sot në Tiranë-

min-e-kultures-1Foto-A1Ministrja e Kulturës së Maqedonisë, Elizabeta Kanceska Milevska viziton sot Tiranën, ku do të pritet në takim nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Gjatë këtij takimi pritet të  nënshkruhet protokolli i bashkëpunimit kulturor ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Gjithashtu temë e diskutimit do të jetë edhe krijimi i ekipit të përbashkët për vlerësimin e ndërtesës së Kongresit të Manastirit.

Po ashtu dy ministret do të diskutojnë edhe për krijimin e një kalendari vjetor të përbashët aktivitetesh kulturore. Kumbaro dhe Milevska do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp në në orën 16.00 në Ministrinë e Kulturës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: