Politika

Takimi ndërparlamentar Shqipëri-BE- Macovei: Të respektohet marrëveshja e arritur në dhjetor

Dita e dytë e takimit të tetë të komisionit ndërparlamentar të Asocim-Stabilizimit Shqipëri-BE, po vijon të martën punimet pa praninë e mediave, në ambjentet e kryesisë së Kuvendit, ndërsa në përfundim të tij, pritet miratimi i një deklarate të përbashkët.

dekriminalizimiNë hapje të punimeve të ditës së dytë, Kryetarja e Delegacionit të Parlamentit Evropian Monica Macovei u bëri thirrje partive politike të largojnë personat e inkriminuar, duke nisur që nga zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 21 qershor të këtij viti.

Në fjalën e saj ajo theksoi se palët duhet të respektojnë marrëveshjen e arritur në dhjetor duke larguar personat e inkriminuar nga lista e zgjedhjeve lokale. Macovei i cilësoi zgjedhjet e qershorit, si një test i rëndësishëm për partitë politike shqiptare në këtë drejtim.

Ndërsa mësohet se deklarata, që përfshin 14 pika, thekson mbështetjen e plotë të BE-së për Shqipërinë në rrugën e integrimit, si e vetmja alternativë për të ardhmen e vendit, ndërsa qartësohet se hapja e negociatave është gjerësisht e mbështetur vetëm nga shpejtësia e Shqipërisë në përmbushjen e reformave kyçe.

Implementimi i plotë i marrëveshjes së 24 dhjetorit PS-PD për dekriminalizimin, nënvizohet në pr/deklaratë si një domosdoshmërie kritike nga të gjitha forcat parlamentare. Po ashtu, shihet edhe dialogu politik për reformat, që përcaktojnë rrugëtimin europian të Shqipërisë.

Në draftdeklaratën shprehet dhe shqetësimi për zhvillimet e fundit në vend, pas akuzat të ngritura nga deputetë të parlamentit shqiptar, ndërsa nxitet hetimi i shpejtë dhe i plotë i tyre nga drejtësia, gjë që do të parandalonte përkeqësimin e klimës politike në vend.
Takimi i tetë i komisionit ndërparlamentar të Asocim-Stabilizimit Shqipëri-BE, që nisi punimet të hënën, diskuton rreth ecurisë së vendit në përmbushjen e pesë prioriteteve të përcaktuara nga Brukseli, si dhe zhvillimet e fundit politike në vend.

Pas raportimit të katër ministrave, takimi vijoi me debate nga ana e deputetëve të opozitës së djathtë, të cilët folën për shkelje të afateve që vetë qeveria ka parashikuar lidhur me përmbushjen e pesë prioriteteve, që kanë të bëjnë me reformën në administratën publike, forcimin e sistemit gjyqësor, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button